Shumica e qytetarëve që e mbështesin marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë

Maqedonia

Shumica e qytetarëve që e mbështesin marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë

Më: 3 mars 2019 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Shumica e qytetarëve (48.7%) e mbështesin marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe konsiderojnë se do t’i përparojë marrëdhëniet me fqinjin lindor (55.4%), tregon hulumtimi i mendimit publik zbatuar nga Instituti për hulumtime politike Shkup. Hulumtimi është zbatuar nga 31 janari deri më 4 shkurt.

Sipas hulumtimit, 42% e të anketuarve konsiderojnë se pala e Maqedonisë mirë i udhëhiqte marrëveshjet me Bullgarinë për fqinjësi të mirë.

Sa i përket marrjes së pasaportës bullgare nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut, numri thuajse është identik që e mbështesin (36.9), dhe atyre që nuk e mbështesim (35.1%).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat