Debat publik për ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë

Maqedonia

Debat publik për ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë

Më: 4 mars 2019 Në ora: 08:59
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisionet për Shëndetësi, Kulturë dhe Mbrojtje e Siguri.

Komisioni për Shëndetësi do të mbajë debat publik për propozim-ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë.

Para anëtarëve të Komisionit për Kulturë do të jenë dy pika të rendit të ditës, propozim-vendimi për mbajtjen e debatit mbikëqyrës për mënyrën e miratimit të Programit vjetor të Ministrisë së Kulturës për projekte me interes nacional dhe realizimit të Programit për vitin 2018 dhe formimin e grupit interkomunikues të punës konform pikës 8 nga konkluzat e debatit mbikëqyrës të Komisionit për Kulturë të Ligjit për menaxhimin me trashëgiminë kulturore botërore e natyrore në rajonin e Ohrit dhe rregulloren ligjore në kontekst të Konventës së UNESKO-s.

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri duhet të rishikojë edhe propozim-ligjin për: Agjencinë për siguri nacionale, koordinim të bashkësisë për siguri-zbulim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndryshim të Ligjit për ndjekje të komunikimeve, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për punë të brendshme si dhe propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të huaj, të gjitha në lexim të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat