Ahmeti: Reeker kërkoi zbatimin e reformave në drejtësi

Maqedonia

Ahmeti: Reeker kërkoi zbatimin e reformave në drejtësi

Më: 4 mars 2019 Në ora: 15:00
Ali Ahmeti

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti gjatë një takimi sot me ish-ambasadorit të SHBA-së Philip Reeker ka biseduar, ndër tjerash, edhe për reformat në gjyqësor.

“Këshilla mjaft miqësore e zotit Reeker është një përkushtim sa më të madh në drejtim të reformave në drejtësi, sundimi i ligjit, kjo është detyra më e rëndësishme pas përmbylljes së t’i quaj kapitujve të mëdhenjtë siç është çështja për emrin dhe ligji për përdorimin e gjuhëve. Tani mbetet detyrë e drejtpërdrejtë, përgjegjësi shumë e lartë jo vetëm e partive në pozitë por edhe atyre në opozitë që të jemi të suksesshme në drejtim të reformave dhe sundimit të ligjit”, tha Ahmeti.

Gjatë takimit është biseduar edhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

“Zgjedhjet kanë qenë temë diskutimi. Ambasadori Reeker përshëndeti hapin që është bërë në drejtim të një kandidature të përbashkët, në instalimin e vlerave të reja në Republikën e Maqedonisë, që bashkërisht në projekte të përbashkëta madhore të dalin shqiptarë e maqedonas”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat