Zaev: Në muajt në vijim vendi mund t’i plotësojë qëllimet e parashtruara nga Këshilli i BE-së

Maqedonia

Zaev: Në muajt në vijim vendi mund t’i plotësojë qëllimet e parashtruara nga Këshilli i BE-së

Më: 4 mars 2019 Në ora: 20:23
Zoran Zaev

Mbetet, thotë, të definohet Prokuroria publike në kuadër të së cilës duhet të përputhet Prokuroria speciale publike, si dhe çështja me Këshillin e prokurorëve publikë.

“Më vjen mirë që mund të komunikoj se nesër Qeveria do t’i aprovojë këto dy ligje, do t’i lëshoj në procedurë parlamentare. Gjithçka është kristalizuar tani më, është i qartë qëndrimi në cilën rrugë po ecim në këtë punë. Në Qeveri tashmë e kemi miratuar ligjin për reformat në shërbimet e sigurisë dhe të inteligjencës, vazhdon debati transparent përmes komisioneve parlamentare ku presim involvim të plotë të opozitës pas gjithë këtyre ligjeve përmes dialogut, së bashku t’i precizojmë që të kalojnë në votim. Shpresoj në konsensus. Për një pjesë të ligjeve na nevojitet edhe dy e treta e shumicës siç është ligji për PS-në”, tha Zaev. duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit me ndihmës-sekretarin e ardhshëm të Shtetit të SHBA-së, për çështje evropiane dhe euroaziatike, administrata është gati dhe ligji për shërbim të lartë dhe se disa ditët e ardhshme do të dalë në ENER, si dhe se pritet deri në fund të marsit, fillimit të prillit ky ligj të kalojë në Qeveri.

“Planifikojmë të formojmë trup revizor të përbërë nga dy përfaqësues të opozitës, dy përfaqësues të pushtetit dhe organet administrative nga Agjencia për administratë publike që t’i verifikojnë të gjitha procedurat, me qëllim të mënjanimit të nepotizmit, si problem konkret. Ndërsa presim që të japë rezultate konkrete edhe lufta kundër korrupsionit. Jo vetëm ne si Qeveri, qytetarët para se gjithash qytetarët” tha mes tjerash Zaev.

Ai është i bindur se nuk do të ketë vetëm miratim të ligjeve, por edhe implementim të këtyre ligjeve, e cila do të njihet nga qytetarët dhe se shpreson se efektet e këtilla do t’i shohim shumë më herët se vendimi i qershorit të BE-së.

Riker thotë se reformat janë proces që duhet vazhdimisht të ndodhin dhe se gjithmonë mund të bëhet më tepër.

“Ky është proces i pandërprerë, njëjtë është edhe në vendin tim. Siç tha më herët kryeministri, kjo është diçka që vazhdimisht kërkon punë. Është me rëndësi që qytetarët të ndjejnë një nivel, një shkallë të transparencës, të përgjegjësisë dhe të dinë se sundimi i drejtësisë do të jetë aspekti më i rëndësishëm që do ta ndërlidh vendin së bashku. Kuptohet këtu është edhe legjislacioni, në të cilin duhet të punohet. Shohim se për një pjesë të ligjeve vjen mbështetja edhe nga opozita, ndërsa këtu qëndron edhe e ardhmja e Maqedonisë së Veriut”, tha Riker.

Ai shtoi se qëllimi i politikës amerikane është, siç potencoi, ta shohin Maqedoninë e Veriut dhe vendet tjera nga rajoni t’i plotësojnë aspiratat e tyre dhe të mbeten anëtare të plotfuqishme të BE-së dhe të jenë pjesë e gjithë asaj që ajo e përfaqëson- stabilitet, siguri dhe prosperitet për të gjithë qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat