Moraçanin: Gratë kanë të drejtë të vendosin se sa fëmijë të lindin

Maqedonia

Moraçanin: Gratë kanë të drejtë të vendosin se sa fëmijë të lindin

Më: 4 mars 2019 Në ora: 20:55
Maja Moraçanin

Gjatë debatit publik në Kuvend për Ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë, kryetarja e partisë së Gjelbërve, Maja Moraçanin, duke dhënë mbështetje për propozim ligjin, tha se gratë janë ato që vendosin se sa fëmijë të lindin.

“Miratimi i këtij ligji është i rëndësishëm për dy aspekte kryesore. E para është respektimi i të drejtave të grave si të drejta të njeriut. Gratë kanë të drejtë në mënyrë të pavarur, në përputhje me vullnetin e tyre të lirë për të vendosur nëse, kur dhe sa fëmijë të lindin. E dyta ka të bëjë me mbrojtjen e shëndetit të grave dhe për shkak se shteti është i detyruar të sigurojë qasje në abort ligjor dhe të sigurt”, tha Moraçanin.

Ajo bëri thirrje që të ndalohen spekulimet dhe informatat e pasakta dhe manipuluese me opinionin në lidhje me ligjin e propozuar.

“Me ligjin nuk favorizohet aborti, por rishkruhen kushtet dhe procedurat për ndërprerje të sigurt të shtatzënisë për gratë të cilët kanë marrë një vendim të tillë dhe nuk ndikon në gratë të cilët dëshirojnë të lindin”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat