Dimitrov: Institucionet t’i ndryshojnë emrat në afat të arsyeshëm

Maqedonia

Dimitrov: Institucionet t’i ndryshojnë emrat në afat të arsyeshëm

Më: 5 mars 2019 Në ora: 18:58
Nikolla Dimitrov

“Në afat të arsyeshëm apo në pajtim me praktikat e zakonshme administrative, që është në frymën e Marrëveshjes së Prespës, institucionet në vend duhet t’i ndryshojnë emrat e tyre me çfarë do të respektohen dispozitat e marrëveshjes”.

Këtë e deklaroi sot shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov para fillimit të panel diskutimit “Perspektivat transatlantike dhe Ballkani Perëndimor”.

Dimitrov mori pjesë në seancën qeveritare në të vilën në propozim të Grupit punues ndërdikasterial për kryerjen e obligimeve të Marrëveshjes së Prespës mori vendim t’i angazhojë, gjegjësisht t’u thotë dhe rekomandojë të gjitha institucioneve të kryejnë ndryshimin e tabelave publike në hyrjet e tyre lidhur me emrin e shtetit.

Dimitrov theksoi se në pajtim me Marrëveshjen një është drejtimi i cili duhet të respektohet lidhur me institucionet, ndërsa në pajtim me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa tjetër është linja që ka të bëjë me identitetin, gjegjësisht gjithçka që është e lidhur me çështjet e identitetit.

“Në këtë rast emri formal për shembull të Armatës do të jetë Armata e Republikës së Maqedonisë së veriut, sepse ky është tani emri ynë shtetëror, por, për shembull në rastin me Tetarin Popullor Maqedonas, kemi element etnik dhe me siguri do të jetë Teatri Popullor Maqedonas”, tha Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat