Projekt për avancimin e turizmit bashkëkohor në Kodrën e Diellit

Maqedonia

Projekt për avancimin e turizmit bashkëkohor në Kodrën e Diellit

Më: 5 mars 2019 Në ora: 21:20
Ilustrim

Dje dhe sot në Kodrën e Diellit është mbajtur punëtori dy ditore për krijimin e pakove të përbashkëta turistike “STEP – Projekti për avancimin e turizmit bashkëkohor”.

Në punëtori morën pjesë mbi 50 subjekte që merren me veprimtari turistike si dhe entitete tjera që kanë të bëjnë me turizmin, nga rajoni i Pollogut dhe Elbasanit dhe punuan praktikisht në krijimin e këtyre paketave turistike, që më vonë do të prezantohen edhe në platformën digjitale iTop.

Katër grupe të ndara sipas temave – aventurë, eco/rural, histori/kulturë si dhe gastronomi, i përpiluan pakot bazë me disa ditë nga dyja anët e kufirit, që do të shërbejnë si roster i nënpakove tjera që do të mund të përdoren nga agjencitë turistike apo entitete tjera të profilizuara për ofrimin e pakove të tilla

Ndryshe, projekti implementohet nga Fondacioni Metamorfozis ndërsa financohet nga Bashkimi Evropian ndërsa partnerë janë: “Qendra për zhvillim e Rajonit planor të Pollogut” dhe “Këshilli i Qarkut të Elbasanit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat