Aksident në Ohër, humbë jetën një motoçiklist

Maqedonia

Aksident në Ohër, humbë jetën një motoçiklist

Më: 6 mars 2019 Në ora: 10:08
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje pasdite në Ohër, me ç’rast një i moshuar ka humbur jetën pasi që është aksidentuar me motoçikletën e tij. Bëhet fjalë për 71 vjeçarin me inicialet T.SH nga fshati Vellgoshti.

Ai duke drejtuar motorin e tipit “Tomos Sprinter” ka humbur drejtimin në një rrugë kritike me udhëkryq dhe është është përplasur me një shtyllë elektrike. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes duke bërë të ditur se viktima po drejtonte motorin të paregjistruar. Pas plagëve të rëndë, 71 vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat