Ukraina i heq vizat për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Ukraina i heq vizat për Maqedoninë e Veriut

Më: 7 mars 2019 Në ora: 17:51
Foto

Siç njoftojnë nga TV 21, kryetari i Ukrainës, Petro Poroshenko ka nënshkruar për futjen e përkohshme të regjimit pa viza dhe transit në Ukrainë për qytetarë e Maqedonisë së Veriut.

Vizat hiqen nga 16 marsi i këtij viti deri më 15 mars të vitit 2020 për gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut nëse qëndrimi i tyre nuk tejkalon 90 ditë brenda 180 ditëve.

Ky vendim duhet të përmirësojë miqësinë midis Ukrainës dhe Republikë së Maqedonisë së Veriut, si dhe të intensifikojë kontaktet dypalëshe në fushën e marrëdhënieve reciproke dhe vazhdimin e bashkëpunimit për liberalizim.

Përndryshe, me pasaportë të Maqedonisë lirshëm pa viza mund të udhëtosh në 125 vende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat