Gjuha maqedonase do të mësohet edhe në Universitetin e Korçës

Maqedonia

Gjuha maqedonase do të mësohet edhe në Universitetin e Korçës

Më: 7 mars 2019 Në ora: 18:36
Foto

Në këtë drejtim, ka pasuar takimi mes ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shqipëri, Danço Markovski, rektorit të universitetit “Kliment Ohridski”- Manastir, Sasho Korunovski, dhe rektorit të universitetit “Fan Noli”, Ali Jashari, më 4 mars të këtij viti, nga ku janë iniciuar dy propozime konkrete. Hapja e mësimit të gjuhës maqedonase, dhe Organizim i përbashkët në testimin e njohjes së gjuhës maqedonase dhe dhënien e certifikatave për studentë të interesuar.

Rektori Ali Jashari ka vlerësuar lartë bashkëpunimin mes universiteteve dhe idenë për t’u mësuar gjuha maqedonase. Jashari porositi që të merren masat e duhura që të nisë menjëherë realizimi i kësaj ideje. Ai ka kërkuar që në 30 ditët e ardhshëm të organizohet takim me homologun e tij, në Manastir ose në Korçë, për të nënshkruar memorandum bashkëpunimi dhe të definohen kushtet dhe mënyra e punës.

Jashari është  pajtuar edhe me propozimin e organizimit të testimit së gjuhës maqedonase, si dhe për mundësinë e njohjes së diplomave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat