LSDM: Mickoski kërkoi lustrim të ri, një persekutim të ri ndaj kundërshtarëve

Maqedonia

LSDM: Mickoski kërkoi lustrim të ri, një persekutim të ri ndaj kundërshtarëve

Më: 7 mars 2019 Në ora: 20:44
Foto ilustruese

“Në mungesë të ideve, programit politik dhe vizionit që sjellin të mira për qytetarët, Mickoski sot kërkoi lustrim të ri. Mickoski është persekutim për kundërshtarët”, thonë nga LSDM duke shtuar se është i njëjtë sikur Nikolla Gruevski.

Për këtë shkak, thonë nga LSDM, zgjodhën Gordana Siljanovskën për kandidaten e tyre.

“Qytetarëve dhe Maqedonisë së Veriut nuk i duhen lustrime dhe persekutime por përgjegjësi dhe sundim të së drejtës. Qytetarëve nuk ju duhen ndarje të reja dhe etiketime”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, Maqedonisë i duhen kryetar i vërtetë që do të jetë kryetar i të gjithëve dhe që nuk do të ndajë por do të bashkojë. “Për këtë shkak qytetarët në mënyrë masovike do ta mbështesin Stevon, kryetarin e ardhshëm të shtetit i cili do të punojë në realizimin e interesave shtetërore dhe kombëtare”, thuhet në fund të njoftimit të partisë maqedonase në pushtet LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat