Javornik: Pres që BE të hap kapitujt për negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Javornik: Pres që BE të hap kapitujt për negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut

Më: 8 mars 2019 Në ora: 20:35
Pamje nga takimi

Kryeministri Zoran Zaev sot priti delegacionin e grave të Partisë Socialiste Evropiane (PSE) dhe Forumit të Gruas të Partisë Socialdemokrate të Sllovenisë të udhëhequr nga Mija Javornik, nënkryetarja e grave të PSE dhe sekretarja e përgjithshëm e Forumit të Grave të Socialdemokratëve të Sllovenisë.

Në takim, siç deklarojnë nga qeveria, morën pjesë Ministrja e Drejtësisë dhe Punës dhe Politikës Sociale, Renata Deskoska dhe Mila Carovska, deputetja dhe nënkryetarja e Kuvendit Frosina Tashevska-Remenski dhe kryetarja e Forumit të Gruas të Lidhjes Socialdemokratike të Maqedonisë dhe këshilltar për kulturën në kabinetin e kryetarit të Qeverisë së RSM-sëm Cvetanka Llaskova.

Kryeministri Zaev i informoi mysafirët për çështjet aktuale politike në vend dhe ndryshimet që kanë ndodhur viteve të fundit dhe theksoi se politikat e Qeverisë së RSM-së mbështesin përpjekjet për zgjerimin e mundësive për emancipim ekonomik të grave si një kontribut në luftën kundër të gjitha llojeve të diskriminimit.

Mija Javornik theksoi se ajo vjen me urime për arritjet që Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë në dy vitet e fundit në fushën e rivendosjes së demokracisë, veçanërisht në pjesën e proceseve euroatlantike, duke shtuar se PSE do të jep mbështetje e fortë për Maqedoninë e Veriut në periudhën e ardhshme dhe pret që Bashkimi Evropian të hap kapitujt për negociatat për anëtarësim në BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat