Reka: Synoj rikthimin e besimit në shtet

Maqedonia

Reka: Synoj rikthimin e besimit në shtet

Më: 8 mars 2019 Në ora: 21:55
Blerim Reka

Kandidati i pavarur shqiptar për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, ka bërë me dije se arsyeja intelektuale dhe kombëtare e ka shtyrë t’i hyjë garës për president në zgjedhjet e 21 prillit.

Ai e ka quajtur sfidë garën për president për faktin se ka përballë dy kandidatë fuqimisht të përkrahur.

Në një intervistë ‘Epoka e Re’, Reka ka thënë se kthimi i rendit republikan dhe depersonalizomi i shtetit është synimi kryesor i mandatit të tij presidencial.

Pavarësisht prej vështirësive, ai është zotuar se do ta jetësojë vizionin për një republikë shumëetnike dhe euroatlantike.

Reka ka thënë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet ta votojnë atë më 21 prill meqë synon rikthimin e besimit në shtet.

Sipas tij vota e tyre do të jetë votë për parandalimin e shndërrimit të Maqedonisë së Veriut në shtet të zbrazët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat