LSDM: Maqedonia e Veriut është shndërruar në një vend me investime të larta

Maqedonia

LSDM: Maqedonia e Veriut është shndërruar në një vend me investime të larta

Më: 8 mars 2019 Në ora: 22:31
LSDM

Nga partia në pushtet LSDM, nëpërmes një kumtese thonë se Maqedonia është shndërruar në një vend me paga dhe investime të larta.

“Ekonomi të fuqishme, investim i ri gjerman në vend me 400 vende të reja pune me paga të mira. Republika e Maqedonisë së Veriut është vend atraktivë për investimet e huaja dhe përparimi në integrimet evropiane e kanë kthyer besimin dhe konkurrencën në vend”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se kompania gjermane “Gereshajmer” vendosi që të shfrytëzojë kushtet e volitshme ekonomike dhe vendosi të investojë me hapjen e një fabrike të re në vend.

Nga atje thonë se investimet e huaja kanë rol të rëndësishëm në nxitjen e rritjes ekonomike dhe uljen e papunësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat