Maqedonia e Veriut, sonte përfundon grumbullimi i nënshkrimeve për president

Maqedonia

Maqedonia e Veriut, sonte përfundon grumbullimi i nënshkrimeve për president

Më: 9 mars 2019 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Në Maqedoninë e Veriut ka kohë që ka nisur nënshkrimi i kandidatëve për president të shtetit, derisa sonte në mesnatë do të përfundojë grumbullimi i këtyre nënshkrimeve.

Kandidati i përbashkët i partisë së 31-të politike nga koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja dhe BDI-ja, Stevo Pendarovski mori mbështetje nga mbi 60 deputetë në Kuvend.

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, profesoresha Gordana Siljanovska Davkova nënshkrimet e nevojshme të qytetarëve i mblodhi për vetëm një ditë.

Nënshkrime për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale mblodhi edhe Blerim Reka, të cilin e mbështeti Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA.

Për zgjedhjet e gjashta presidenciale nënshkrime kanë mbledhur edhe Filip Petrovski, Dimçe Petrovski, Josiv Mirçevski dhe Gospodin Poposki.

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, të gjithë kandidatët duhet që më së voni deri më 21 mars, t’i parashtrojnë kandidaturat e tyre te Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Kurse, fushata zgjedhore duhet të fillojë më 1 prill.

Më 14 mars skadon afati për inskpektim në listën zgjedhore dhe paraqitje për votim në diasporë.

Rrethi i parë zgjedhor për zgjedhjet e gjashta presidenciale është caktuar për më 21 prill, ndërsa rrethi i dytë më 5 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat