Sheqerinska: Morëm urime për lidershipin, partneriteti me ShBA-të vazhdon

Maqedonia

Sheqerinska: Morëm urime për lidershipin, partneriteti me ShBA-të vazhdon

Më: 9 mars 2019 Në ora: 16:40
Radmilla Sheqerinska

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska mbaron vizitën e saj në Washington. Në ditën e fundit, Sheqerinska kishte takim me kongresmenin Mike Tarner dhe Adam Smith, ku u ripërsëritën mesazhet e mbështetjes për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe urimet për zgjidhjen e kontestit të emrit që bllokonte rrugën e Maqedonisë drejt Aleancës. U konfirmua bashkëpunimi bilateral në fushë e mbrojtjes mes dy vendeve, e ku me pozicionin e ri të Maqedonisë së Veriut në NATO, do të intensifikohet.

Siç njoftojnë nga ministria e Mbrotjes, edhe me kongresmenët Sheqerinska bisedoi për nevojën e përshpejtimit të ratifikimit të protokollit për anëtarësim, me çka Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.

“Kjo është e rëndësishme jo për vendin tonë por edhe për sigurinë e gjithë rajonit dhe do ta shpërndaj mesazhin nëpër Ballkan, se me bashkëpunim dhe zgjidhje të problemeve, prosperiteti është i garantuar”, ka thënë Sheqerinska.

Të njëjtin mesazh Sheqerinska e përcolli në mbledhjen me Heather Conley dhe profesorë dhe ekspertë në Qendrën studime strategjike ndërkombëtare (CSIS), në takim me Institutin republikan ndërkombëtar (IRI) me kryetarin Daniel Twining dhe në takimin me Institutin demokratik kombëtar (NDI), Derek Michell.

“Morëm mesazhe të fuqishme, mbështetje dhe urime, për lidershipin, guximin, vendosmërinë, në zgjidhjen e problemeve. Partneriteti ynë me ShBA-të vazhdon dhe kjo do të jetë një plus për stabilitetin tonë, për qëllimet tona strategjike por edhe për ekonominë tonë”, tha ministrja Sheqerinska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat