Zaev: Vendi është i sigurt, dikush vetëm ka fotografuar makinën e Pendarovskit

Maqedonia

Zaev: Vendi është i sigurt, dikush vetëm ka fotografuar makinën e Pendarovskit

Më: 9 mars 2019 Në ora: 19:00
Zoran Zaev

“Kandidati për kryetar shteti i LSDM-së Stevo Pendarovski nuk ka qenë i ndjekur por vetëm ia kanë fotografuar makinën nga kurioziteti”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev dhe thotë se vendi është stabil dhe i sigurt ndërsa njoftimin se Pendarovski është ndjekur ka ardhur nga disa shoqëri kinse patriotike.

“Vendi është i sigurt dhe vërtetuam se askush s’ka dashur të paraqes ndonjë pasqyrë të rreme për këtë ngjarje, kur bëhet fjalë vetëm me fotografimin e makinës së Pendarovskit. Për fat të keq ka ende njerëz që duan në mënyrë të rrejshme të paraqesin disa njoftime. Ato janë disa shoqëri kinse patriotike, dhe ata njerëz kanë hyrë në filma”, tha Zaev.

Pendarovski njofti se dje në SPB Shkup ka paraqitur ankesë se vazhdimisht nga disa persona.

“Nëse më pyetni për më shumë për këtë, nuk di”, deklaroi Pendarovski duke thënë se bindja e tij është se ndiqet,por siç tha ai, dëshiron organ zyrtar t’i tregojë nëse është e saktë dhe a është i përndjekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat