Familjarët e personave të zhdukur përsëri protestuan para Kuvendit të Maqedonisë.
“Në vend se të na rrethojnë neve, ta dërgojnë policinë t’i kërkojë më të dashurit tonë”, tha njëri prej protestuesve që sot para Kuvendit dërguan mesazh se siguria në Maqedoni nuk është mirë.
Babi i njërit prej të zhdukurve, thotë se nga MPB i kanë thënë se po punohet për gjetjen e birrit të tij, për të cilin nuk din asgjë për të që nga 23 janari i këtij viti.
“Arbeni është zhdukur që nga 23 janari. Në ora 22:30 doli nga shtëpia dhe që atëherë nuk ka asnjë shenjë nga ai. Kontaktuam me ministrin, Zëvendësministrin e Punëve të Brendshme dhe me tjerët. Na thanë se po punojnë për rastin, por se deri tani nuk kanë asnjë gjurmë”, tha njëri nga protestuesit.