Pendarovski: Është koha për pajtim

Maqedonia

Pendarovski: Është koha për pajtim

Më: 10 mars 2019 Në ora: 17:50
Stevo Pendarovski

Kandidati për kryetar shteti, Stevo Pendarovski vlerësoi se përçarja politike në vend është e madhe. Ai para qytetarëve të Manastirit deklaroi se do të përqendrohet në zgjidhjen e këtij problemi.

“E dimë se kaluam nëpër turbulenca serioze dhe procese të ndërrimit të emrit, si dhe procesi i gjatë i ndryshimeve kushtetuese që është i veçantë për ne dhe për shumë shtete tjera në botë. U zbuluan shumë emocione të këqija, shumë fjalë ranë, jo vetëm në Kuvend, por edhe mes njerëzve të thjeshtë, dhe mendoj se kjo duhet të jetë një simbol, ditë kur me të vërtetë do të fillojmë të pajtohemi mes veti”, tha Pendarovski.

Pendarovski shtoi se është i pamundur pajtimi në gjithçka, por se është i bindur se ekzistojnë pika ku mund të gjendet gjuhë të përbashkët.

Sipas tij, është e rëndësishme të fokusohen në atë se Maqedonia duhet të mbesë në këto kufij, të jetë demokratike me demokraci funksionale dhe të jetë anëtare e aleatëve euroatlantik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat