Bujar Osmani për vizitë në Rumani

Maqedonia

Bujar Osmani për vizitë në Rumani

Më: 10 mars 2019 Në ora: 18:07
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani do të qëndrojë për vizitë në Bukuresht të Rumanisë.

Siç njoftojnë nga kabineti i Osmanit, Osmani do të merr pjesë në takim joformal ministror të vendeve kandidate për anëtarësim në BE, së bashku me ministra dhe sekretarë shtetëror për Çështje Evropiane të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si pjesë e rëndësishme në krijimin e ardhmërisë evropiane.

Takimi mbahet në kuadër të kryesimit të Rumanisë, si përgatitje e përgjithshme para Samitit të madh kushtuar ardhmërisë së Evropës që do të mbahet në Sibiu, Rumani 9 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat