Mickoski: Grupet e punës do të punojnë për propozim-ligjin mbi Prokurorinë Speciale

Maqedonia

Mickoski: Grupet e punës do të punojnë për propozim-ligjin mbi Prokurorinë Speciale

Më: 10 mars 2019 Në ora: 23:48
Hristijan Mickovski

Kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, tha se është arritur marrëveshje që prej nesër të fillohet me punë në drejtim të pajtueshmërisë për ligjin mbi Prokurorinë Speciale dhe ligjet e tjera reformuese.

Sipas tij Katica Janeva dhe ekipi i saj në Prokurorinë Publike kanë humbur kredibilitetin dhe nuk janë të pranueshëm që të vazhdojnë ta udhëheqin këtë institucion.

“Ne e kemi marrë propozim tekstin e ligjit ditën e enjte, nuk kemi pasur edhe shumë kohë që të thellohemi në substancën e Ligjit. Për ne është e rëndësishme të theksojmë se ky prokuror special publik e ka humbur kredibilitetin edhe profesional por edhe personal për ta fituar besimin tonë, përfshi këtu edhe të gjithë ekipin e saj. Mund ta hapim si temë integrimin e Prokurorisë Speciale në Prokurorinë Publike, sepse është pjesë e ligjeve reformuese. Kemi theksuar kërkesën tonë për prokurorë special të propozuar nga opozita. Nga nesër jemi të gatshëm të formojmë grupe pune për këtë çështje”, theksoi Mickoski.

Në lidhje me zgjedhjet presidenciale, Mickoski tha se kreu i qeverisë ka pranuar të dëgjojë kërkesat e tyre, por se për disa çështje duhet të konsultohet me bashkëpunëtorët në parti.

“Jemi dakorduar për komunikim operativ mes dy shtabeve zgjedhore, shpresojmë të na bashkëngjitet edhe shtabi zgjedhor i kandidatit të tretë”, tha Mickoski.

Ai shtoi se për momentin është i sigurt nëse qeveria ka siguruar kushte optimale për zhvillimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike, por se shpreson që ditëve në vijim qeveria të përmirësojë dobësitë e treguara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat