Ivanov nuk firmos dekretet për shpalljen e 11 ligjeve

Maqedonia

Ivanov nuk firmos dekretet për shpalljen e 11 ligjeve

Më: 11 mars 2019 Në ora: 18:25
Presidenti i Maqedonisë së Veriut Ivanov

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov nuk ka nënshkruar dekretet për shpalljen e  11 Ligjeve të miratuara nga Kuvendi me datë,28.02.2019, 04.03.2019 dhe 06.03.2019. Të gjitha këto, Ligje ku përdoret emrin i ri i shtetit. Nga Kuvendi njoftojnë se Ivanov mos nënshkrimin e dekreteve e ka arsyetuar me mbrojtjen Kushtetutës dhe interesave të shtetit.

Sot gjithashtu skadon afati në të cilin presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjorgje Ivanov, duhet të nënshkruan dekretet për shpalljen e tre ligjeve të miratuara me shumicë prej dy të tretave, respektivisht, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatat, Ligji për kundërvajtje dhe Ligjin për kontestet administrative.

Sipas nenit 75, paragrafi 3 nga Kushtetura, Ivanov është i detyruar të nënshkruajë dekretet për ligjet  të cilët kërkojnë gjithsej 80 vota në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat