Për një vit Maqedonia do të paguaj 90.000 euro dëmshpërblim nga Gjykata e Strasburgut

Maqedonia

Për një vit Maqedonia do të paguaj 90.000 euro dëmshpërblim nga Gjykata e Strasburgut

Më: 11 mars 2019 Në ora: 21:20
Shkupi

Nga 296 kërkesa kundër Republikës së Maqedonisë në vitin 2017, në sa procedon Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, 286 janë shpallur të papranueshme dhe në tetë raste gjykata bëri të njëjtat aktgjykime, thuhet në raportin vjetor mbi punën e Byrosë për përfaqësim të Maqedonisë para gjykatës në Strasburg për vitin 2017, për të cilën u debatua sot në Komitetin e përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtat civile. Në tre raste gjykata ka konstatuar shkelje të gjykimit të drejtë.

Zoran Drangovski, kryetari i Shoqatës së Juristëve të Rinj, tha se procedura për shpalljen e njerëzve të rrezikshëm në shtet duhet të ndryshohet veçanërisht kur bëhet fjalë për refugjatët në Maqedoni.

Sipas Raportit, gjatë vitit 2017 janë pranuar 23 vendime për përmbarim, ndërsa 52 lëndë mbesin nën mbikëqyrjen e procesit të monitorimit.

Deri në dhjetor të vitit 2017, në procedurën para gjykatës së Strasburgut ka pasur 350 kërkesa aktive dhe janë pranuar 345 ankesa të reja kundër Republikës së Maqedonisë.

Në bazë të aktgjykimeve dhe vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në vitin 2017, Maqedonia duhet të paguajë të paktën 90.000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat