Nuk kalon interpelanca për Oliver Spasovskin

Maqedonia

Nuk kalon interpelanca për Oliver Spasovskin

Më: 11 mars 2019 Në ora: 22:46
Kuvendi i Maqedonisë

Me 59 vota “kundër”, 20 “për” dhe 10 të përmbajtur, Kuvendi nuk kaloi interpelancën për ministrin për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski.

Sot opozita gjatë debatit, personalisht e akuzoi ministrin se është i lidhur me numrin e madh të vjedhjeve, vrasjeve dhe skandaleve.

Shumica parlamentare interpelancën e vlerësoi si të pabazë dhe në pengim të përparimit të vendit.

Ministri Spasovski, pohimet e partisë së opozitës OBRM-PDUKM-së i quajti të pavërteta.

“Flisni për rritje të vrasjeve. Ja statistikat. Në vitin 2014 kur në pushtet ishin OBRM-PDUKM dhe Gruevski dhe ministre Gordana Jankulloska kanë ndodhur 25 vrasje. Në vitin 2018 17 vrasje. Faktet dhe të dhënat janë këto. Në vitin 2014 efikasiteti ka qenë 42 për qind, ndërsa në vitin 2018 realizimi është 75 për qind”, tha Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat