Greqia dhe Maqedonia Veriore shkëmbejnë monumentet

Maqedonia

Greqia dhe Maqedonia Veriore shkëmbejnë monumentet

Më: 12 mars 2019 Në ora: 12:10
Ilustrim

Greqia do të marrë përsipër monumentin e Aleksandrit maqedonas, i cili ndodhet në sheshin kryesor në Shkup dhe për kthim ofron një skulpturë të njohur "Dromeas" që ndodhet përballë hotelit Hilton në Athinë, shkruan gazeta maqedonase "Sloboden peçat".

Ky propozim në Greqi shkaktoi reagime vetëm disa orë pas publikimit, kështu që mediat greke shkruajnë se propozimi ishte në përputhje me Marrëveshjen e Prespës dhe ideja që monumenti i Dromeas nga Athina të zhvendoset në Shkup u konfirmua nga autori i skulpturës Kostas Varocos.

"Gjithçka që kisha për të thënë për këtë çështje, ua thashë ministrave", tha artisti me famë botërore, i cili kishte takuar ministren greke disa ditë më parë.

Mediat greke shkruajnë se ky shkëmbim do të ishte i pamundur pa lejen e artistit të skulpturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat