Nuk ekziston iniciativë për këmbim të përmendoreve

Maqedonia

Nuk ekziston iniciativë për këmbim të përmendoreve

Më: 12 mars 2019 Në ora: 13:32
Shkupi

Nuk ka iniciativë për këmbimin e përmendoreve, thonë nga Qeveria për MIA-n pas publikimit të spekulimeve në mediat greke se ministrja greke e Kulturës ka propozuar që përmendorja “Luftëtar në kalë” të dërgohet në Athin, ndërsa nga Athina të arrijë në Shkup përmendorja “Vrapuesi”.

“Marrëveshja e Prespës është nënshkruar me qëllim që të përparohet bashkëpunimi në mes të dy vendeve, që do të kontribuojë edhe në zhvillimin ekonomik në rajon. Ne jemi të përqëndruar në implementimin e Marrëveshjes së Prespës. Sipas Marrëveshjes, në periudhën e ardhshme të gjitha përmendoret të cilat i takojnë historisë helene do të emërohen si të tilla. Për momentin nuk ekziston iniciativë tjetër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, qëndron në reagimin e Qeverisë.

Siç njoftoi korrespodentja e MIA-së nga Athina, sipas pohimeve të skulptorit dhe autorit të përmendores “Vrapuesi”, Kostas Varocos për mediat greke, ideja që përmendorja “Luftëtar në kalë” të dërgohet në Athinë, ndërsa “Vrapuesi” në Shkup ka qenë e ministres greke së Kulturës, të cilit iu transmetua në takim në Ministrinë e Kulturës të premten.

Lajmi prej mbrëmë është një prej temave kryesore në mediat greke, ndërsa ministrja e Kulturës, Mirsini Zorba, kategorikisht demanton se ka ekzistuar bisedë për këmbim të përmendoreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat