Ministri grek për Ivanovin: Atje ekzistojnë më shumë ‘koka të nxehta’

Maqedonia

Ministri grek për Ivanovin: Atje ekzistojnë më shumë ‘koka të nxehta’

Më: 12 mars 2019 Në ora: 14:47
Jorgos Katrugalos

Nuk është punë e lehtë zbatimi i marrëveshjes, por shohim vullnet të mirë nga pala tjetër, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugalos në intervistë për radion greke “Real fm” në lidhje me atë se si në praktikë shkon implementimi i Marrëveshjes së Prespës. Megjithatë, ai zbulon se Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë e ndjek zbatimin, transmeton MIA.

“Nuk është punë e lehtë zbatimi i marrëveshjes, por shohim vullnet të mirë nga pala tjetër. Ne nuk do ta lëmë zbatimin e vullnetit të mirë, E ndjekim zbatimin përmes një komisioni që e kemi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, komiteti ministror i formuar dhe bazohemi në programin e aktiviteteve, që nuk përmbahet vetëm kryerja e kushteve nga marrëveshja, por kryesisht promovimi i atyre masave pozitive në ekonomi, kulturë, që do të krijojnë klimë e cila nuk do të lejojë në të ardhmen ndryshim”, thotë Katrugalos.

Ai sqaron se tek ne, me vendim qeveritar, mbi 160 institucione publike, objekte, organizata e kanë ndryshuar emrin dhe shton se “atje ekziston betejë më e madhe”.

“E keni parë që presidenti vazhdon të refuzojë t’i nënshkruajë ligjet me emrin e ri kushtetues: president i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ekziston betejë në këtë vend, atje ekzistojnë shumë më shumë ‘koka të nxehta’, nacionalistë sesa tek ne”, thotë ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë për radion “Real fm”.

Lidhur me reagimet në Greqi, shefi i diplomacisë greke sqaron se ekziston reagim emocional që ka të bëjë me shkeljen e krenarisë kombëtare tek shumë grekë për shkak të krizës shumë vjeçare, ndërsa këtë qëndrim  të tij, Katrugalos, e përsërit edhe në intervistën për gazetën gjermane “Shpigel”. Thotë se nuk dyshon se qytetarët do ta ndërrojnë mendjen “kur do ta kuptojnë rëndësinë e duhur të Marrëveshjes, me mendim logjik dhe pa emocione”, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Ballkani është llogaritur si rajon i jostabilitetit, fuqi e mundshme e barutit në Evropë. Tani ekziston trend i kundërt, trend ndaj stabilitetit dhe bashkëpunimit. Kjo është pozitive edhe për rajonin edhe për Greqinë. Synimi ynë është të promovojmë zonë të vetme ekonomike në rajonin tonë, një treg të madh prej pothuajse 50 milionë njerëzish”, ka thënë Katrugalos për “Shpigel”, duke folur për efektet pozitive të marrëveshjes.

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, sqaroi se edhe ai edhe Dimitrov dëshirojnë të implementohen edhe fryma edhe përmbajtja e marrëveshjes dhe të[ ndërtohet partneritet strategjik, midis dy vendeve dhe në përgjithësi në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat