Osmani: Ivanov vazhdon me politikë destruktive

Maqedonia

Osmani: Ivanov vazhdon me politikë destruktive

Më: 12 mars 2019 Në ora: 15:21
Bujar Osmani

Fakti që Ivanov vazhdon me politikën destruktive dhe kjo është edhe një motiv më shumë pse tani duhet maksimalisht të angazhohemi dhe ta bëjmë zgjedhjen e duhur në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe të mos lëmë asnjë mundësi teorike të na përsëritet ajo që e kemi pasur në 10 vitet e kaluara. Republika e Maqedonisë së Veriut është demokraci parlamentare dhe zgjedhjen e fundit në sjelljen e ligjeve e ka Kuvendi. Çdo përpjekje për imponim jokushtetues të sistemit presidencial është vepër dënuese.

Këtë e tha sot zëvendëskryeministri Bujar Osmani duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve  me rastin e mosnënshkrimit të disa ligjeve nga ana e presidentit të shtetit për ligjet reformuese nga Plani 18 i Qeverisë.

Ndryshe, presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov ka refuzuar që t’i nënshkruajë të gjitha ligjet të cilat Kuvendi i ka miratuar me emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërkaq tek ai janë dërguar që t’i nënshkruajë dekretet për hyrje në fuqi të të njëjtëve, pasi që janë votuar në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat