Vërshimet në PSP, Janeva përgënjeshtron vetveten

Maqedonia

Vërshimet në PSP, Janeva përgënjeshtron vetveten

Më: 12 mars 2019 Në ora: 17:12
Katica Janeva

Për më pak se 24 orë pasi në emisionin 360 Gradë u publikua se një përmbytje në bodrumin e Prokurorisë Speciale Publike ka shkatërruar dhe dëmtuar dëshmi të rastit “Perandoria” – Specialja nga ana tjetër mohon se dëshmitë janë dëmtuar në rastin e pastrimit të parave, ku të dyshuar janë Sasho Mijalkov, Orce Kamçev dhe 11 persona të tjerë. PSP-ja shpjegon – se nuk ka pasur përmbytje. Ka plasur një gyp i ngrohjes qendrore si shkak i instalimit të vjetruar. Uji ka spërkatur dokumente të caktuara që ishin ruajtur në hapësirën e bodrumit, por asnjë dëshmi lidhur me “Perandorinë” nuk mungon. Megjithatë, Prokuroria Speciale në pyetjen e emisionit “360 Gradë” për gypin e shpërthyer për ngrohje dërgoi një përgjigje të ndryshme me shkrim – në kundërshtim me pretendimin e sotëm se të gjitha dëshmitë e “Perandorisë” janë në numër dhe të padëmtuara.

Është e vërtetë se për shkak të vjetrimit të instalimit të përgjithshëm të ngrohjes në ndërtesën në të cilën gjendet PSP-ja, shpërtheu një gyp i këtij sistemi, nga i cili u përfshi një pjesë e dokumentacionit të disa rasteve të udhëhequra nga kjo Prokurori, duke përfshirë rastin “Perandoria ” “Treqind” dhe “Spiuni”. Duhet të merret parasysh se në këtë prokurori dokumentet skanohen, por nëse vërtetohet se ka dokumente që nuk janë vendosur në formë elektronike, do të kërkohet rinovimi i tyre- thuhet në përgjigjen e PSP-së.

Gypi i shpërthyer në Prokurorinë Speciale ndezi edhe internetin. Në mënyrë sarkastike dhe ironike në Tuiter u komentua shpërthimi i gypit.

“Luten anëtarët e PSP-së të mos bëjnë dush në dhomën e dëshmive”

Rasti “Perandoria” i referohet pastrimit të parave, mashtrimit. Hetimet për Sasho Mijallkovin, Orçe Kamçevin dhe të tjerët, PSP-ja e hapi pas 30 qershorit të vitit 2017, pas përfundimit të 18 muajve kur Katica Janeva mund të ngrinte akuza. Por Gjykata Supreme dha një mendim juridik, që konfirmoi se pas kësaj date, PSP-ja është paditës i paautorizuar. Duke u thirrur në vendimin e gjykatës më të lartë, nga arrestimi shtëpiak, u liruan partnerët e biznesit Orce Kamçev dhe Cvetan Pandelevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat