Maqedoni, mjeti për llogaridhënie të ministrave qeveritar me muaj nuk funksionon

Maqedonia

Maqedoni, mjeti për llogaridhënie të ministrave qeveritar me muaj nuk funksionon

Më: 12 mars 2019 Në ora: 20:15
Ilustrim

Vonohen raportet financiare për shpenzimet e ministrave qeveritar. Edhe pse periudha gjashtë mujore mbaroi në nëntor të vitit të kaluar, mjeti për llogaridhënie i Qeverisë për këtë periudhë, nuk shfaq asnjë të dhënë. Numrat e fundit janë për muajin maj të vitit 2018.

Në sistem nuk janë vendosur as emrat e ministrave të rinj. Kështu që Renata Deskoska ende është në ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Rober Allagjozovski sipas këtij sistemi është ende ministër i Kulturës.

“Në kontekst të hapjes së të dhënave, Qeveria, vendosi software për shpenzimet që i bëjmë ne ministrat, zëvendësministrat, dhe sekretarët shtetërorë dhe në këtë mënyrë qytetarët kanë pasqyrë të qartë se si ne personalisht i shpenzojmë paratë e tyre”, thotë ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski.

Nga Qeveria thonë se qytetarët së shpejti do të mund të shohin shpenzimet e ministrave, edhe pse më herët njoftuan se kjo punë do të përfundojë ka fundi i shkurtit.

“Të dhënat publikohen për gjashtë muaj. Për momentin mbledhja e të dhënave është në fazën përfundimtare”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat