Reka: PSP-ja ka ndryshuar në mënyrë radikale

Maqedonia

Reka: PSP-ja ka ndryshuar në mënyrë radikale

Më: 12 mars 2019 Në ora: 22:47
Blerim Reka

Kandidati për president i propozuar nga opozita shqiptare, Blerim Reka në emisionin “Programi 200” tha se qasja ndaj Prokurorisë Speciale Publike kohët e fundit ka ndryshuar në mënyrë radikale fatin e saj.

Vetë mbledhja e dy krerëve më të mëdhenj të partive maqedonase, ku temë kryesore ishte fati i PSP-së, do të thotë se ndërhyrjet në sistemin gjyqësor nga ana e politikës janë të paevitueshme për Rekën.

"Nuk është problemi te shkatërrimi i dokumenteve, problemi është ndryshimi i qasjes radikale ndaj Prokurorisë Speciale Publike. Prej një institucioni që betoheshin të gjithë para dy viteve, si një institucion i besueshmërisë së lartë, o pavarur i cili do t’i procedojë të gjitha bombat, ne gati se e degraduam totalisht jo vetëm karakterin dhe mandatin e saj por dhe institucionin për se. Nuk dimë akoma nëse do të vazhdojë punën dhe në çfarë forme do ta vazhdojë dhe në çfarë kompetencash. Vet fakti se u mblodhën dy liderët e partie më të mëdha politike për fatin e PSP-së, do të thotë se ndërhyrjet janë të paevitueshme-" tha Reka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat