Reka: Besoj në idenë e një presidenti shqiptar të pranueshëm nga të gjithë

Maqedonia

Reka: Besoj në idenë e një presidenti shqiptar të pranueshëm nga të gjithë

Më: 12 mars 2019 Në ora: 23:01
Blerim Reka

Kandidati për president i propozuar nga opozita shqiptare, Blerim Reka në emisionin “Programi 200” tha se ai beson në idenë e një presidenti shqiptar të pranueshëm për të gjithë, edhe nga faktori maqedonas duke marrë shembuj edhe nga vendet e tjera, përfshirë edhe nga Ballkani siç është rasti me presidentin e Rumanisë.

“Nuk kuptoj pse kjo gjë nuk mund të ndodhi në Maqedoni, nëse presidenti aktual i Rumanisë vjen nga pakica gjermane, nëse presidenti i Perusë ka qenë japonez, nuk e shoh diçka të pamundur që një ditë presidenti jonë të jetë shqiptar. Besoj në idenë e një presidenti shqiptar të pranueshëm për të gjithë- tha kandidati për president, Blerim Reka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat