Zaev: Ndryshimi i emrit, ligji për përdorimin e gjuhëve dhe nepotizmi na ulën rejtingun

Maqedonia

Zaev: Ndryshimi i emrit, ligji për përdorimin e gjuhëve dhe nepotizmi na ulën rejtingun

Më: 13 mars 2019 Në ora: 23:43
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev në Kanal 5 tha ka ulje prej 6% për shkak të vendimeve të guximshme siç janë marrëveshja e Prespës dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve.

“Nëse fitonim 11.9%, tani udhëheqim me 5.9%. Kemi ulje prej 6% dhe në këtë kontribuuan vendimet e guximshme siç ishin ndryshimet kushtetuese dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, por edhe disa lëshime siç janë nepotizmi që e bën shumica”, tha Zaev.

Për Prokurorinë Speciale Publike tha se për gjatë kohë ka qenë shpresë e qytetarëve dhe se pret zgjidhje cilësore për PSP-në.

Zaev shton se me dialog mund të bëhet një hap para dhe se nuk ka problem të hetohet pronat dhe pasuria e funksionarëve.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev gjithashtu shtoi se qëllimi është të krijon kushte për jetesë në vend dhe të mos migrojnë të rinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat