30 ditë paraburgim për Toni Jakimovskin për shkak të përvetësimit të parave në DSK

Maqedonia

30 ditë paraburgim për Toni Jakimovskin për shkak të përvetësimit të parave në DSK

Më: 14 mars 2019 Në ora: 21:04
Toni Jakimovski

Gjykata Penale Shkupi 1 me kërkesë nga prokuroria i caktoi 30 ditë paraburgim Toni Jakimoskit, ish shefi i kabinetit të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov i cili dyshohet për përvetësim të parave në DSK.

Ai është i dyshuar së bashku me dy persona të tjerë, të punësuar në DSK, nga ku S.M (30) iu caktua paraburgim prej 30 ditësh, ndërsa për të dyshuarin e dytë K.J i është caktuar masa parandaluese, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto tre dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën e tyre dhe kanë dëmtuar buxhetin për 50.670.000.00 denarë.

Nga prokuroria thonë se nga vitit 2007 deri në maj të vitit 2017 të dyshuarit, si zyrtarë në DSK kanë vepruar në kundërshtim të udhëzimeve për përdorimin e mjeteve të posaçme të DSK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat