Maqedoni, qarkullimi i industrisë shënon rritje në tregjet e huaja, rënie në atë vendor

Maqedonia

Maqedoni, qarkullimi i industrisë shënon rritje në tregjet e huaja, rënie në atë vendor

Më: 15 mars 2019 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Qarkullimi i industrisë, në janar të vitit 2019, krahasuar me janarin e vitit 2018, shënon rritje prej 6,9 përqind, njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri në janar të vitit 2019, krahasuar me janarin e vitit 2018, shënoi rritje te produktet kapitale për 24,4 përqind dhe produkte afatgjata për konsum më të gjerë për 9,6 përqind, përderisa rënie shënon te produktet e ndërmjetme, përveç energjisë për 11,9 përqind dhe produkte afatshkurta për konsum më të gjerë për 2,4 përqind.

Qarkullimi në industri, në janar të vitit 2019, krahasuar me vitin 2018, shënon zvogëlim prej 8,6 përqind.

Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi në industri në tregun vendas në janar të vitit 2019, krahasuar me janarin e vitit 2018, që shënon rritje në mallrat kapitale për 16,9 përqind dhe produkte afatgjate për konsumim më të gjerë për 16,6 përqind, përderisa rënie shënon te produktet e ndërmjetme, përveç energjisë për 21,8 dhe produkte afatshkurta për 4,5 përqind.

Qarkullimi i industrisë në tregun vendas, në janar të vitit 2019, krahasuar me vitin 2018, shënon rritje prej 32,4 përqind.

Sipas të të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, qarkullimi i industrisë në tregjet e huaja, në janar të vitit 2019, krahasuar me vitin 2018 shënon rritje prej 11,5 përqind.

Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i industrisë në tregjet e huaja në janar të vitit 2019, krahasuar me vitin 2018, shënon rritje te mallrat kapitale për 25,7 përqind dhe produkte afatgjate për konsum të gjerë për 11,1 përqind, përderisa rënie shënoi te produktet e ndërmjetme, përveç energjisë për 10,2 përqind dhe produkte afatshkurta për konsum të gjerë për 1,3 përqind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat