Siljanovska: Dëshmitë kundër Mijallklovit për çudi nuk janë

Maqedonia

Siljanovska: Dëshmitë kundër Mijallklovit për çudi nuk janë

Më: 16 mars 2019 Në ora: 15:03
Gordana Siljanovska Davkova

Kandidatja për kryetare të shtetit, Gordana Siljanovska Davkova në intervistë për magazinën serbe “Politika” tha “vendimi për të kandiduar e mora për shkak të gjendjes së demokracisë dhe koncentrimit të pushtetit në duart e koalicionit të shumicës, që nuk ka vesh për opozitën, as për referendumin”.

“Po ballafaqohemi me shtetin e kapur, për shkak se institucionet janë në duart e elitës së paaftë dhe të korruptuar”.

Sipas saj, pushteti i tashëm vendin e largon nga integrimet evropiane dhe nga demokracia.

“Strukturat proqeveritare përpiqen të mi bartin të gjitha gabimet e OBRM-PDUKM-së. Përgjigja ime është se vij jashtë nga rrethi i partisë, se gjithmonë i kritikoj politikat e këqija, se e kritikoja qeverisjen e OBRM-PDUKM-së, ashtu siç ishte reforma në arsim të ministrit Nikolla Todorov”, tha Siljanovska Davkova.

Ajo shton se askush nuk ka marrë përgjegjësi për arratisjen e Gruevskit ndërsa në pjesë e të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit janë amnistuar gjatë ndërrimit të Kushtetutës për t’u fituar shumica prej dy të tretave dhe se për çudi faktet kundër Sasho Mijallkov janë shkatërruar. “Ata kur erdhën në pushtet me sloganin: Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe, tani po tallen edhe me ligjin edhe me drejtësinë”, thotë Siljanovska.

Në lidhje me ndryshimin e emrit ajo shtoi se planifikon ta mbajë çështjen e emrit të hapura.

“Do të formoj grup ndërkombëtar të ekspertëve që do të shkruajnë raport për shkeljen e të drejtës ndërkombëtare dhe kombëtare”, tha mes tjerash Siljanvoska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat