MPB demanton OBRM-PDUKM-në: Trajkovski nuk është në krye të SPB Shtip, ai është suspenduar

Maqedonia

MPB demanton OBRM-PDUKM-në: Trajkovski nuk është në krye të SPB Shtip, ai është suspenduar

Më: 16 mars 2019 Në ora: 15:36
MPB

MPB demanton OBRM-PDUKM-në ku nëpërmjet një konferencë për shtyp u tha se Ljupço Trajkovski, për të cilën është ngritur padi penale për trafikim me emigrantë është ende ne pozitën e kreut të SPB Shtip.

“I demantojmë gënjeshtrat dhe dezinformatat që sot në konferencën për shtyp i tha partia politike OBRM-PDUKM, ndërsa me lidhje me statusin e zyrtarit policor L.T, ai është i dyshuar për kryerjen e veprës penale”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se pas marrjes së miratimit nga prokuroria, Reparti për kontroll të brendshëm ngriti procedurën për vërtetimin e përgjegjësisë disiplinore dhe i njëjti është suspenduar.

Sipas MPB-së L.T nuk kryen funksionin ndërsa për momentin kryesi i detyrës së SPB Shtip është ndihmës drejtori i cili kryen detyrat sipas ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat