Gjykata e Apelit i kthen pasaportën deputetit Ilija Dimovski

Maqedonia

Gjykata e Apelit i kthen pasaportën deputetit Ilija Dimovski

Më: 16 mars 2019 Në ora: 16:49
Ilija Dimovski

Gjykata e Apelit në Shkup ka marrë vendim ta pranojë ankesën e të akuzuarit Ilija Dimovski tha t’ia kthej pasaportën. Kjo qëndron në raportin e punës të PSP-së që u shpall dje.

“Duke vepruar sipas ankesës së të akuzuarit Ilija Dimovski, Gjykata e Apelit në mbledhjen më 19.10.2018 mori vendin ku ankesa e të akuzuarit Ilija Dimovski e dhënë personalisht, pranohet me çka masa paralajmëruese hiqet, Ilija Dimovskit i kthehen dokumentet e udhëtimit”, thuhet në raport.

Në raport nuk ka arsyetim pse deputetit i janë kthyer dokumentet.

Dimovski kërkoi t’i kthehen pasaportat edhe në vitin 2017, por Gjykata e Apelit refuzoi.

Dimovski është i akuzuar në lëndët e PSP-së për mashtrime zgjedhore “Titanik” dhe në “Talir 1” për financimin ilegal të OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat