Dimitrov: Marrëveshjet që i arritëm me fqinjët janë fitore e lidershipit mbi politikën ditore

Maqedonia

Dimitrov: Marrëveshjet që i arritëm me fqinjët janë fitore e lidershipit mbi politikën ditore

Më: 16 mars 2019 Në ora: 19:37
Nikolla DImitrov

Me ftesë të ish shefit të diplomacisë greke, Nikoz Kotzias, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla DImitrov, sot mori pjesë në konferencën ndërkombëtare akademike për shënimin e 10 vjeçarit të krijimit të departamentit për studime ndërkombëtare dhe evropiane në Universitetin në Pireas.

Siç njoftojnë nga ministria, në konferencën e quajtur “Politika e Jashtme e Greqisë në shekullin 21”, Dimitrov kishte fjalim në panel diskutimin.

Gjatë fjalimit të tij, ministri ka folur për marrëveshjet e nënshkruara me Bullgarinë dhe me Greqinë dhe ndikimin e tyre në përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në rajon.

“Për Maqedoninë e Veriut, mes tjerash, kjo ndikoj në hapjen e rrugës për anëtarësim në NATo dhe BE. Gjithashtu ishte fitore e shpresës mbi emocioneve, fitore e lidershipit mbi politikën ditore. Kjo nuk ndodh shpesh, sepse lehtë është të mos preket problemi ose të preket në mënyrë që të merren pikë politike. Ajo çfarë ishte e vështirë ishte të gjendet zgjidhje, kompromis”, tha Dimitrov.

Nga MPJ shtojnë se ai ka folur edhe për gjendjen në rajon, duke cekur se për rajonin tonë nuk ka alternativë tjetër përveç asaj evropiane.

“Nuk mund të presim punët të ndodhin vetvetiu në rajonin tonë. Duhet t’i krijojmë vetë. E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është përmes krijimit të miqësisë, hapjes së dyerve, ndërtimit të urave dhe përparimit të proceseve demokratike në shoqëritë tonë”, tha Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat