Kandidatët për kryetar shteti në terren KShZ pret kandidatura deri më 21 mars

Maqedonia

Kandidatët për kryetar shteti në terren KShZ pret kandidatura deri më 21 mars

Më: 17 mars 2019 Në ora: 17:34
Foto ilustruese

Në garën për të parin e shtetit deri tani nënshkrime kanë mbledhur, Blerim Reka i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, Gordana Siljanovska Davkova nga OBRM-PDUKM dhe Stevo Pendarovski i mbështetur nga dy partitë në pushtet LSDM dhe BDI.

Tre kandidatët mblodhën më 10.000 nënshkrime për kandidaturat e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

KShZ deri më 19 mars u dorëzon Listën Zgjedhore partive politike. Brenda 5 ditëve, partitë politike kanë të drejtë të kërkojnë futjen, shtimin dhe fshirjen e të dhënave. Pas kësaj, brenda tre ditëve, KShZ do të vendos. Kundër vendimit, partitë politike kanë të drejtë të dorëzojnë ankesë në Gjykatën Administrative.

53.972 votues janë kontrolluar në afatin ligjor, për 517 qytetarë është marrë vendim për regjistrim ndërsa për 412 vendim për fshirje. Për 120 persona është bërë ndryshimi i të dhënave në listë.

Në cilin numër rendor do të gjendet kandidatët KShZ do të vërtetojë më 25 mars. Fushata ku kandidatët do të kërkojnë mbështetjen e qytetarëve nisën më 1 prill do do të zgjasë deri më 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat