Gruevski kërkon heqjen e masës së paraburgimit

Maqedonia

Gruevski kërkon heqjen e masës së paraburgimit

Më: 17 mars 2019 Në ora: 20:47
Nikolla Gruevski

Gruevski, tashmë i është drejtuar Gjyqit të Apelit në Shkup për të kërkuar që t’i ndërpritet masa e paraburgimit.

Këtë e ka treguar raporti i shtatë në radhë i PSP-së, raport të cilin ekipi i Katica Janevës e publikon çdo gjashtë muaj. Ankesat, të cilat i ka paraqitur përmes avokatit të tij, janë pezulluar si të pabaza, shkruan AlsatM.

Masë paraburgimi është vendosur për ish-kryeministrin për akuzat “TNT”, TRAJEKTORJA” si dhe “DHUNA NË QENDËR”. Megjithatë, për të gjitha akuzat po gjykohet në mungesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat