Më 21 mars mbaron paraqitja e kandidaturave për president të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Më 21 mars mbaron paraqitja e kandidaturave për president të Maqedonisë së Veriut

Më: 18 mars 2019 Në ora: 08:40
Maqedoni e Veriut

Kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deri tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor duhet t’i dorëzojnë kandidaturat më së voni deri më 21 mars, ndërsa fushata zgjedhore duhet të fillojë me 1 prill.

Në garën për president, tre kandidatë kanë arritur që t’i sigurojnë nënshkrimet e nevojshme, Stevo Pendarovski i koalicionit qeveritar, Blerim Reka nga Aleanca dhe Besa, Grodana Siljanovska nga OBRM-PDUKM.

Mbledhja e nënshkrimeve filloi më 23 shkurt, ndërsa ka mbaruar më 9 mars. Por paraqitja e kandidaturave mbaron më 21 mars. Më 14 mars mbaroi afati për rishikim të listës zgjedhore dhe paraqitja e votuesve në diasporë.

Raundi i parë i zgjedhjeve të gjashta presidenciale është caktuar për më 21 prill, ndërsa raundi i dytë do të mbahet më 5 maj. Renditja e kandidatëve sipas numrave do të caktohet më 25 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat