Padi për gruan që u shtir police dhe bëri thirrje për vrasjen e shqiptarëve

Maqedonia

Padi për gruan që u shtir police dhe bëri thirrje për vrasjen e shqiptarëve

Më: 18 mars 2019 Në ora: 16:08
Foto Ilustrim

PB-ja ka shpjeguar se personi “Frosina Tina Martinovska” nuk punon në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ashtu siç është shkruar në një pjesë të mediave. Shpjegohet se MPB-ja do të dorëzojë padi përkatëse penale për gruan, e cila nëpërmjet rrjetit social Fejsbuk ka shpërndarë gjuhë të urrejtjes në bazë nacionale, gjegjësisht e ka shkruar frazën “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”.

“E informojmë opinionin se pas kontrolleve të kryerja në evidentimin personal të MPB-së është konstatuar se personi “Frosina Tina Martinovska” nuk punon në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ashtu siç është shkruar në një pjesë të mediave. Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale edhe më tej do të vazhdojë me aktivitetet me qëllim të sanksionimit të këtyre rasteve. I ftojmë qytetarët që këto raste t’i paraqesin në stacionin më të afërt policor ose në adresën [email protected]”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Personi në fjalë, u bë temë diskutimi nëpër rrjetet sociale, pasi që në profilin e saj, ajo vetë e ka shënuar se punon në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Me këtë rast, qytetarët kanë reaguar duke kërkuar ndëshkimin e së njëjtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat