Zaev-Jankoviq: Rrumbullaksim të reformave, veçanërisht në gjyqësi dhe zgjedhje të suksesshme presidenciale

Maqedonia

Zaev-Jankoviq: Rrumbullaksim të reformave, veçanërisht në gjyqësi dhe zgjedhje të suksesshme presidenciale

Më: 18 mars 2019 Në ora: 20:23
Zoran Zaev dhe Zoran Jankoviq

Mbështetje për procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO-s është shprehur në takimin e sotëm të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev me Zoran Jankoviq, shef i Zyrës për lidhje të NATO-s në Shkup, është theksuar edhe rëndësia nga eurointegrimet, në momentin kur vendi shënon rezultate në planin e reformave dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, në takim është konkluduar se të gjithë në shtet duhet të përkushtohen në rrumbullaksimin e procesit të reformave, veçanërisht në gjyqësi dhe në zgjedhje të suksesshme presidenciale, që do t’i mundësojë shtetit të vazhdojë përpara.

“Këto janë momente kyçe për ardhmërinë euroatlantike të shtetit. Qeveria e din pjesën e saj të përgjegjësisë dhe së bashku me të gjithë aktorët politik dhe shoqëror në shtet, duke e përfshirë edhe dialogun me opozitën, motivon implementimin e reformave, veçanërisht në pjesën e gjyqësisë me qëllim të marrjes së datës për fillimin e negociatave me BE-në në muajin qershor, si dhe rrumbullaksim të suksesshëm të procesit të integrimit në NATO, deri në fund të vitit. Njëkohësisht jemi të përkushtuar në sigurimin e procesit të rregullt dhe të suksesshëm zgjedhor për president të shtetit dhe presim të gjithë në shtet ta kenë parasysh pjesën e tyre të përgjegjësisë në këtë periudhë të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ka thënë kryeministri Zaev.

Në takim është biseduar edhe për mbështetjen që Zyra për lidhje të NATO-s në Shkup ia siguron shtetit tonë, ndihmë të ekspertëve dhe një lloj tjetër të ndihmës së nevojshme, në procesin e implementimit të plotë në NATO.

“Synimi ynë është që Republika e Maqedonisë së Veriut, përmes pjesëmarrjes në misionet e NATO-s, pajisimit të Armatës, përmes rritjes graduale të mjeteve financiare për Armatën, të jetë anëtarja e 30-të dinjitoze e NATO-s”, tha kryeministri Zaev, në takimin me shefin e Zyrës për lidhje të NATO-s në Shkup, Zoran Jankoviq, qëndron në kumtesë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat