Pushteti dhe opozita harmonizohen për statusin e ri të PSP-së

Maqedonia

Pushteti dhe opozita harmonizohen për statusin e ri të PSP-së

Më: 18 mars 2019 Në ora: 20:55
Pamje nga konferenca

Në Ministrinë e Drejtësisë në vijim është takimi i parë në të cilin pushteti dhe opozita i harmonizojnë qëndrimet rreth propozim ligjit për Prokurorinë Publike me të cilin zgjidhet edhe statusi i Prokurorisë Speciale Publike, e cila është një prej kushteve për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska para takimit në një deklaratë për media porositi se nga të gjithë pjesëmarrësit pret që të punojnë në sjelljen e ligjit cilësor i cili do të zbatojnë standarde ndërkombëtare, e jo të bëhen përpjekje për shmangien e përgjegjësisë nga ish autorë ose ata aktualë të veprave penale.

Lidhur me çështjen për kërkesën e OBRM-PDUKM-së, Katica Janeva të mos jetë prokurore speciale publike, Deskoska u përgjigj se kjo është në kompetencë të Këshillit të prokurorëve publikë.

Artan Grubi nga BDI-ja, i cili gjithashtu merr pjesë në këtë takim, deklaroi se partia e mbështet vendimin ligjor dhe shpreson se do t’i bindin edhe kolegët e opozitës gjithashtu të bashkëngjiten deri në arritjen e konsensusit të fundit për formimin e PSP-së në kuadër të Prokurorisë Publike.

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se në këto takime nuk do të bisedohet për persona, se as ai, as Mickoski nuk janë ata të cilët duhet të thonë se kush duhet ta udhëheq PSP-në, si dhe se nëse opozita vendos të mos votojë për këtë ligj i cili sillet me shumicë prej dy të tretave, atëherë PSP-ja do të vazhdojë të funksionojë sipas ligjit të vjetër.

“Duhet të ketë sistem serioz të prokurorisë publike. Me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, të gjithë ekspertëve – kemi një ligj të mrekullueshëm. Me të gjitha indikacionet, përsosmëri nga Komisioni i Venecias dhe tërë ajo që është e vlefshme për shtetin, Prej këtu edhe përgjegjësinë tonë si aktor në shoqëri duhet ta bartim. Unë besoj se këto nuk janë negociata, këto janë bisedime të grupeve të punës midis dy partive më të mëdha politike për sigurimin e një sistemi funksional juridik”, ka thënë Zaev.

Këto takime pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Afati deri te i cili duhet të ketë ndonjë zgjidhje dhe ky ligj të sillet në Kuvend është deri në fund të muajit mars kur fillon fushata për zgjedhje presidenciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat