Nisin kontrollet për djegien e kallamit në Strugë

Maqedonia

Nisin kontrollet për djegien e kallamit në Strugë

Më: 18 mars 2019 Në ora: 23:39
Ilustrim

Inspektorati Shtetëror i Ndërtimtarisë filloi me kontrollet në bregun e Strugës për të verifikuar nëse kallami është djegur qëllimisht që në atë pjesë të Liqenit të ndërtohen objekte hotelerike. Fillimisht kontrollohet pjesa drejtë fshatit Kalishtë ku në periudhën e kaluar kishte djegie intensive të kallamit në bregun e liqenit. Siç deklaruan nga Inspektorati, kontrollet janë në bazë të lajmërimeve dhe parashtresave nga ana e organizatave civile.

“Edhe në të kaluarën janë bërë kontrolle edhe para disa vjetëve si dhe në këtë periudhë prej një viti. Tani me këto kontrolle do t’i verifikojmë të gjitha parregullsitë që do duhen të largohen. Ne kërkuam të bëhet mbikëqyrje për të parë se në çfarë gjendje janë jo vetëm plazhet, por edhe kontratat pjesa më e madhe e të cilave tashmë kanë skaduar”, tha Goran Sugarevski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Nga ana tjetër Sugareski shprehet se nuk do të heq dorë nga qëndrimi për marrjen e kompetencave komunave për ekonomizim me plazhet dhe se kjo do të ndodhë së shpejti. Sugareski dha përgjigje edhe për Merkon lidhur me kërkesën që bashkë të bëjnë kontroll të bregut.

Merko paralajmëroi se nëse i merren kompetencat do ta ankimojë Ligjin, dhe nëse ka nevojë edhe do të tërhiqej nga posti i kryetarit, pasi kjo është ofendim për pushtetin lokal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat