Bashkimi Evropian kundër bojkotimit të mundshëm në zgjedhjet presidenciale

Maqedonia

Bashkimi Evropian kundër bojkotimit të mundshëm në zgjedhjet presidenciale

Më: 19 mars 2019 Në ora: 21:17
Ilustrim

Siç raportojnë nga AIM, pjesëmarrja në proceset zgjedhore do të jetë shumë e rëndësishme për vlerësimin e fillimit të bisedimeve në qershor. Bashkimi Evropian ju bëri thirrje pushtetit dhe opozitës në Maqedoni që zgjedhjet presidenciale të jetën të pastra.

“Qëllimi i KE-së është që Maqedonia e Veriut të marrë dritë të gjelbër nga vendet anëtare të BE-së për nisjen e bisedimeve, po për këtë është e rëndësishme ta mbajë vazhdimësinë në reforma”, theksoi eurokomisionari, Johahnes Hahn.

Eurokomisari për Zgjerim, Johahnes Hahn ju bëri thirrje aktorëve politik që të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në muajin e ardhshëm dhe të mos ketë bojkotim eventual.

Nga KE nuk komentojnë nëse bëhet fjalë për paralajmërim për opozitën për bojkot të mundshëm në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, por Hahn dhe Mogherini e bënë të qartë se Bashkimi Evropian nga afër do ta mbikëqyr procesin zgjedhor në prill dhe në maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat