Pendarovski: Duhet të vazhdojmë para, bashkërisht të bëhemi pjesë e botës së përparuar

Maqedonia

Pendarovski: Duhet të vazhdojmë para, bashkërisht të bëhemi pjesë e botës së përparuar

Më: 20 mars 2019 Në ora: 19:36
Stevo Pendarovski

Kandidati për kryetar të shtetit, Stevo Pendarovski sot tha se “pas një periudhe të gjatë, Maqedonia u kthye në rrugën e evropianizimit dhe demokratizimit”.

Pendarovski përmendi se Maqedonia për shumë vite ka qenë shtet i kapur, ka pasur kriza politike, turbulenca politike madje, siç thotë Pendarovski ka pasur hyrje të dhunshme në Kuvend ku pushteti i ri për një kohë të shkurtër e stabilizoi vendin dhe praktikisht hyri në NATO.

“Pas marrjes së ftesës për hyrje në NATO, presim që deri në fund të këtij viti të bëheni anëtari i 30-të i aleancës më të fortë ushtarake në botë”, tha Pendarovski duke shtuar se e gjithë kjo nuk do të ishte e mundshme nëse nuk ishim të bashkuar rreth idesë ta realizojmë qëllimin strategjik që nga pavarësia deri sot.

Sipas tij, për fat të keq ekzistojnë njerëz dhe struktura politike që mendojnë se me ofrim të alternativës në fakt do të thotë kthim apo bllokim në zhvillimin e shtetit. Pendarovski ju bëri apel të gjithë votuesve të votojnë strukturën politike në të cilën ai bën pjesë që Maqedoninë për një vjet e gjysmë e shndërroi ka shtet të kapur  në anëtare të institucioneve euroatlantike.

“Maqedonia nuk guxon të kthehet pas për shkak se ai opsion është më i keqi për ne, nëse lejojmë të shkatërrojmë gjithçka që deri tash kemi arritur, nëse i anulojmë të gjitha marrëveshjet, të gjitha kompromiset që kjo Qeveri i arriti t’i bëj”, tha Pendarovski duke shtuar se kjo nuk do të sjell progres për asnjë.

Maqedonia e Veriut, thotë Pendarovski, nuk duhet të kthehet prapa, duhet të vazhdojë përpara të bëhet pjesë e botës së përparuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat