Delegacioni i MPB-së në Kongresin Botëror për siguri të kufijve

Maqedonia

Delegacioni i MPB-së në Kongresin Botëror për siguri të kufijve

Më: 20 mars 2019 Në ora: 23:15
Pamje nga takimi

Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme, e udhëhequr nga sekretarja shtetërore Magdalena Nestorovska dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski morën pjesë në Kongresin Botëror për siguri në kufi, ku nikoqir ishte MPB-ja e Mbretërisë së Marokut.

Siç njoftojnë nga MPB, në ngjarjet ku morën pjesë 54 delegacione të shteteve, delegacioni i MPB-së mori pjesë me ftesë të Zyrës së Misionit të OSBE-së në Shkup.

Delegacioni mori pjesë në më disa seanca të punës ndërsa në kuadër të sesinot “Migrime dhe trafikimi i qenieve njerëzore, sfida globale të menaxhimit, sekretarja Nestorovska foli në temën “Menaxhime me emigrantët dhe masat kundër trafikimit të njerëzve”.

Në margjinat e kongresit u realizuan edhe kontakte dypalëshe me delegacione të vendeve të Afrikës dhe Azisë dhe me përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat