OBRM-PDUKM nuk do të merr pjesë në zgjedhjet për kryetar komune në Dibër

Maqedonia

OBRM-PDUKM nuk do të merr pjesë në zgjedhjet për kryetar komune në Dibër

Më: 20 mars 2019 Në ora: 23:48
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM nuk do të merr pjesë me kandidat të saj për kryetar komune në Dibër në zgjedhjet e parakohshme në këtë komunë, që do të mbahen më 21 prill bashkërisht me ato presidencialet.

Këtë për AIM e deklaroi Afet Avmedoski, kryetar i Komitetit Komunal të OBRM-PDUKM-së në Dibër.

“Nuk do të kemi kandidat tonin në garën për kryetar komune në Dibër. Deri tani nuk kemi qëndrim nëse do të mbështesim ndonjë nga kandidatët”, tha Avmeoski.

Deri tani kandidaturat zyrtare janë të Hekuran Dukës nga BDI, i cili është ushtrues detyre si kryetar komune në Dibër, dhe i Arben Agollit nga Aleanca për Shqiptarët i cili morri mbështetjen nga Lëvizja Besa.

Zgjedhjet e parakohshme për Komunën e Dibrës organizohen për shkak se Ruzhdi Lata i cili e kishte fituar mandatin e tij të dytë për kryetar komune, pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë më 24 nëntor në moshën 65 vjeçare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat